Uollers hedh dyshime: "Monstra", proces jo transparent
Ambasadori amerikan në Shkup Poll Uollers ka shprehur dyshimet rreth procesit gjyqësor "Monstra". Në një intervistë për televizionin "Sitel", ai thekson se dyshimet e tij, por edhe opinionit, burojnë nga fshehja e dëshmive ,si dhe për shkak të mbajtjes së procesit gjyqësor larg syve të opinionit.

Sipas Uollersit, vetëm me publikimin e dëshmive rreth gjykimit në rastin “Monstra” mund të shmangen dyshimet e shumta në opinion.

Duke folur për mungesën e dialogut politik, dhe në kushte kur nuk eksitojnë mekanizma të tjerë për daljen nga ngërçi politik, Uollers nuk e shikon si ekstreme as kërkesën e opozitës për qeveri teknike. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2015, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori