Uollers: Amerika nuk e zgjidh çështjen e emrit pa vullnetin e të dyja palëve
Ambasadori amerikan në largim Pol Uollers në një intervistë dhënë "Vesti" ka thënë se Amerika nuk mund ta zgjidhë kontestin e emrit në rast se nuk ka vullnet të përbashkët të të dyja palëve të përfshirë në këtë çështje.

"Ne jemi miku më i madh i Maqedonisë dhe do të vazhdojmë të punojmë që shteti të anëtarësohet në NATO dhe në BE. Lidhur me kontestin e emrit, duhet vullnet nga të dyja palët që ai të zgjidhet", tha Uollers.

Pol Uolles theksoi se SHBA-ja do të nxisë të dyja palët, atë greke dhe maqedonase me qëllim që të mund të zgjidhet kontesti i emrit./albeu.com/

Shtuar më 11/01/2015, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori