PSG po mendon seriozisht për Zidane

Nga Franca janë të sigurt që Zidane është emri numër një për stolin e PSG-së.

Pochettino është gjithnjë e më i rrezikuar për të vazhduar në stolin e klubit parisien. Eleminimi nga Nice e vuri akoma edhe më shumë në pikëpyetje të ardhmen e tij.

Padronët e PSG-së dëshirojnë me patjetër Zidane por duhet të përballojnë konkurrencën e kombëtares franceze pasi këta e shohin si pasuesin e Deschamps./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.02.2022 15:06