Unë dhe Georgievski, si Çërçilli me Stalinin
Kreu i LSDM-së, Branko Crvenovski bashkepunimin e tij me Lubço Georgievskin e ka krahasur me bashkepunimin e Çerçilit dhe Stalinit gjate luftes se dyte boterore, të cilët përkundër armiqësive të madhë që kishin megjithëtë ishin bashkuar në luftën kudër fashizmit dhe Hitlerit, njofton Lajm.

Këto komente lideri i opozitës i bëri në mitingun e LSDM-së në Prilep.

"Kur përshëndetej me Lubçon Gruevski tre ditë nuk i lante duart. Ai ishte ikonë për të. Kur Unë dhe Lupço Georgievski, kemi qenë kundërshtarë të ashpër politikë gjatë tërë periudhës së kaluar, kemi pasur dhe do të kemi dallime të mëdha për shumë çështje të rëndësishme, dikush do të pyes se sa janë ato dallime, ja për shembull sikurse ato të mëdha që ishin midis Çërçillit dhe Stalinit para luftës. Ata nuk mund ta paramendonin njëri tjetrin, shikoheshin përmes nishanit të armëve, gjithnjë derisa nuk u paraqit e keqja më e madhe në histori, Adolf Hitleri ... Pra, kjo e keqe i detyroi që ti harrojnë dallimet dhe armiqësitë e tyre për ti bashkuar forcat dhe në të njëjtën koalicion antifashist të luftojnë dhe të dalin fitues. Ndërkaq, pas luftës, vazhduan të jenë kundërshtarë dhe rivalë, por një gjë të mirë e bënë së bashku për njerëzimin, e mundën fashizmin, ja Nikola, kështu na mëson historia", deklaroi kryetar i LSDM-së, Branko Cërvenkovski. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2012, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori