Në Maqedoni ka shënuar rënie
numri i
vrasjeve gjatë
vitit 2011, për dallim nga
viti 2010, bën të ditur një raport i MPB-së.
Sipas të dhënave të publikuara, gjatë
vitit të kaluar janë
regjistruar vetëm 29 vrasje, për dallim nga
viti 2010 kur ishin
regjistruar mbi 40 vrasje.
Sipas MPB-së, ky numër i vogël i
vrasjeve nuk është
regjistruar që nga
viti 1989, kur gjithashtu ka pasur rreth 27 vrasje. Nga ai vit deri në vitin 2003,
numri i
vrasjeve në Maqedoni ka qenë prej 30 deri në 75, informon agjencia e lajmeve Ina.
“Edhe këtë vit vrasjet kryesisht janë karakterizuar me probleme familjare, ndërnjerëzore, borxhe, kërcënime, motive xhelozie, etj”, thuhet në raportin e MPB, duke zbardhur motivet e shumta që kanë çuar në kryerjen e
vrasjeve.
Shumica e
vrasjeve gjatë
vitit 2011 janë kryer nga një individë, me përjashtim të pesë
vrasjeve që kanë kryer nga dy persona.
Shtuar më 19/02/2012,
ora 13:24