E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
Ulet numri i të sëmurëve nga gripi
Insituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se në krahasim me javën e kaluar ka rënie të numrit të të sëmurëve me grip në Maqedoni me 23,6 për qind. Ndërsa është 4,7 për qind më i lartë se numri i të sëmurëve në të njëjtën periudhë me vitin e kaluar.

Numri i pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e komplikacioneve të gripit ka arritur në 11 persona.

Numri i përgjithshëm i të sëmurëve që nga fillimi i sezonit 2013/2014 është 24.661, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar është 34,6 për qind më i lartë.

Numri më i madh i të sëmurëëve është regjistruar në Shkup. Shumica e të sëmurëve janë nga 15 deri në 64 vjeç.

Instituti për Shëndet Publik njoftoi se aktiviteti i virusit me influencë ka filluar të ulet dhe pritet që ky trend të vazhdojë. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2014, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori