Dy raste të reja në Fier, kontakte të farmacistit të infektuar

Dy raste të reja janë konfirmuar ditën e sotme në Fier, pas disa ditësh në “qetësi”.

Mësohet se dy rastet e reja jane kontakte të farmacistit të infektuar në këte zonë, pasi banojnë në të njëjtën lagje.

Ata janë një çift bashkëshortësh rreth moshës 60 vjeç. Ne familjen e tyre jane edhe dy djem, 22 dhe 25 vjec, te cilet kanë rezultuar negative.


Shtuar 22.05.2020 09:45