"Ujësjellësi" u fal 3 milionë euro borxh ish-ministrave dhe ish-deputetëve
Ndërmarrja publike e QytetitShkupit "Ujësjellësi" në Maqedoni, ka falur mbi 3 milionë euro borxh për fatura të papaguara nga qytetarë të Shkupit, kryesisht njerëz të afërt me VMRO-DPMNE-në, ish-ministra dhe ish-deputetë.

Nuk është bërë ende e ditur se në ç'bazë ligjore janë falur borxhet e ndërmarrjes publike.

Lidhur me këtë "falje", avokati i popullit Ixhet Memeti i ka dërguar dy herë letër zyrtare drejtorisë së ndërmarrjes publike por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Sipas ligjit, për të falur borxh, ndërmarrja publike duhet të ketë aprovimin e organit që e ka themeluar, në këtë rast Këshillin e QytetitShkupit.

Nga Këshilli, ku bëjnë pjesë edhe këshilltarë opozitarë thonë se nuk kanë dhënë leje për falje të borxheve, transmeton "Zhurnal". /albeu.com/




Shtuar më 22/09/2016, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori