UISHM: Parandaloni incidentet
Unioni i Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni (UISHM) me vëmendje po e ndjek situatën e krijuar në vend dhe të gjitha incidentet në seri, që kohëve të fundit po eskalojnë në dhunë të hapur ndëretnike ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve.

Duke dashur të japë kontributin e tij në qetësimin e situatës, Unioni u bën thirrje të gjithë faktorëve në vend, veçmas atyre politikë dhe vendimmarrës që këtyre rasteve t’u qasen me seriozitetin më të madh dhe mos të lejojnë që skenat e tilla të na përsëriten dhe të na kthejnë disa vite pas.

Meqë bindja jonë edhe se këto incidente tashmë e kanë arritur kulmin dhe, nëse nuk ndërmerren hapa të sigurta dhe të shpejta do të dalin jashtë kontrollit, që paraqet një kërcënim serioz jo vetëm për këto dy komunitete, por edhe për Maqedoninë si shtet, vlerësojmë se tash është koha që autoritetet të dëshmojnë përgjegjësi të lartë shoqërore dhe shtetërore, ndërsa edhe organizatat civile, si dhe mbarë komuniteti, po ashtu të dëshmojnë përgjegjësi qytetare në favor të të ardhmes së vendit.

Mbetemi të bindur se parandalimi gjithnjë mbetet më i mirë se shërimi, thuhet në reagimin e UISHM.
Shtuar më 12/03/2012, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori