Çudit aktori: Maqedonia përmendet 33 here ne Bibël
Aktori Vllado Jovanovski i pranishëm në protestat “Për Maqedoni të përbashkët” në Ohër deklaroi se kanë protestuar 33 qytete në gjithë shtetin, numër që sipas tij nuk është rastësi.

“Në 33 qytete tjera në Maqedoni, nuk është rastësi numri 33, por Maqedonia në Bibël është përmendur as më pak e as më shumë se 33 herë. Këto janë vitet që ka jetuar shpëtuesi i vendit tonë Jezu Krishti, aq janë edhe rruazat e shtyllës kurizore tek trupi i njeriut. Jo vetëm 33 qytete, por kam ndjenjën që e gjithë Maqedonia do të ngrihet në këmbë sepse qytetarët janë të vetëdijshëm se nëse tani nuk janë në rrugë, gjithë jetën do të jenë rrugaçë pa shtëpi”, u shpreh Jovanovski. /albeu.com/

Shtuar më 15/03/2017, ora 21:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori