Uashingtoni mbështet pushtetin lokal
Uashingtoni mbështet pushtetin lokal në Maqedoni dhe se shumë projekte të realizuara përmes USAID-it e dëshmojnë këtë gjë. Kështu është shprehur ambasadori i SHBA-së, Paul Wohlers gjatë takimit me kryetaren e Komunës Kisella Vodës.

Në takimin e sotëm ndërmjet Wohlers dhe drejtueses së Komunës, Biljana Beliçanec, është diskutuar mbi aktivitetet dhe projektet prioritare, për përmirësimin e jetës së qytetarëve, ndërsa janë prezantuar nga Beliçanec dhe mundësitë për investim, potencialet, resurset dhe kapacitetet me të cilat disponon Komuna. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2013, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori