U shpall Republika e Iliridës (FOTO VIDEO)
Pëlqej
UPDATE - Kryetari i Republikës së Iliridës, Nevzat Halili dhe disa bashkëpunëtorë të tij kanë shpallur sot pavarësinë e këtij shteti.

Në sheshin "Skënderbej" janë tubuar disa qytetarë.

Ata kanë nënshkruar se bien dakord për Republikën e Iliridës.

Pas shpalljes së Republikës së Iliridës, është prononuar edhe Nevzat Halili.

"Kërkesa jonë është që Maqedonia të funksionojë si shtet i dy Republikave të pavarura, ajo e Iliridës dhe ajo e Maqedonisë, sipas shembullit të ish-federatës Serbi dhe Mali i zi dhe federatës belge", tha Halili.

Halili ka shtuar më tej se kërkon nga kryeministri Nikola Gruevski që sipas shembullit të ish kryeministrit belg që dhe urdhër në vitin 1970 Belgjika të federalizohet edhe Gruevski ti japë urdhër parlamentit që të fillojë procedurën për federalizmin e Maqedonisë.

Sipas tij, kjo është e nevojshme, pasi marrëveshja e Ohrit e nënshkruar më 2001 ka rezultuar dështim.

Nevzat Halili ka nënvizuar se pas aktit të Pavarësisë, pret përkrahjen e SHBA-ve, Shqipërisë, Kosovës, Turqisë, Gjermanisë si dhe të gjitha shteteve tjera mike të Republikës së Iliridës. /albeu.com/
U shpall Republika e Iliridës

Shtuar më 18/09/2014, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori