U nis për dasëm, por humbi jetën nga stuhia e fuqishme
Tetovarja Dostana Dimitrievska, ishte nisur familjarisht në një dasëm, kur rrebeshi i fuqishëm goditi makinën e tyre në qarkun e Shkupit.

Sipas familjarëve, ata do të shkonin në një dasëm dhe do të merrnin pjesë në aktin e martesës në një kishë në fshat.

Por, për fat të keq nuk arritën dot në ceremoninë e martesës, pasi u përballen me vërshimin fatal.

Burri i Dostanës arriti të shpëtojë së bashku me të afërmit e tjerë që ndodheshin në makinë, por ajo nuk arriti t'i mbijetojë përplasjeve të makinës gjatë rrebeshit, transmeton "Tetova Sot". /albeu.com/

Shtuar më 09/08/2016, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori