U mbajt Konferenca e Albanologjisë në Tetovë
Pëlqej
Në ambjentet e Universitetit Shtetëror të Tetovës u mbajt seminari i tetë ndërkombëtar i Albanologjisë me temë "Kultura shqiptare, pjesë e pandarë e kulturës evropiane".

Në këtë konferencë, i pranishëm ishte edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi.

"Universitetet tona, viteve të fundit, pothuajse në mënyrë të pa ndërprerë organizojnë simpoziume, seminare dhe tribuna tjera nga fusha të ndryshme, që tregon se edhe në këtë pjesë të Ballkanit shkenca është me rëndësi të madhe shoqërore", tha Ademi përpara të pranishmëve.

Abdilaqim Ademi theksoi se Tetova, si qendrat e tjera në Ballkan, është një qendër e rëndësishme ku trajtohen dhe debatohen çështjet gjuhësore, kulturore kushtuar historisë shqiptare.

Të pranishëm në konferencë ishin studiuesit më në zë të albanologjisë në trevat e banuara nga shqiptarët. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori