Rama niset drejt Turqisë pas ftesës së Erdogan, kjo është arsyeja (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme ka udhëtuar drejt Turqisë.

Lajmin e bërë të ditur vetë kryeministri me anë të një postimi në rrjete sociale ku shkruan se ka marrë një ftesë nga presidenti Erdogan për ceremominë e hapjes së Lojrave të Solidaritetit Islam.

Pjesë e këtij eventi është edhe skuadra olimpike shqiptare.

Rama shton se gjithshtu do të ketë edhe një takim të rëndësishëm pune në Ankrara.

Postimi i Ramës:

Konya, Turqi – Me ftesë të Presidentit Erdoğan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare, si dhe për një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit./albeu.com