Pasi i bëri “gropën”, Safet Gjici varet nga deklarata e vajzës në video: Si do të reagojë SPAK

Detaje të reja janë zbuluar një ditë pas publikut të video-skandalit në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ku shihet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë.

Dyshohet se video është filmuar nga vajza në fjalë dhe kamera ishte vendosur në çantën e saj.

Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka raporton se “dyshohet se është filmuar nga një çantë e posaçme që është e pajisur me një kamera të fshehtë, mund të blihet nga 200-500 dollarë”.

Ai tregoi çanta mund të blihet online nga 200-500 dollarë.

I ftuar në Panorama e Mëngjesit, ai tregoi se vajza është marrë në pyetje ditën e djeshme, ndërsa Safet Gjici, i cili dha dorëheqjen nga posti pas publikimit të videos, ende nuk është pyetur nga SPAK.

Gazetari: “SPAK ka nisur një hetim. Vajza në video është marrë në pyetje ditën e ndjeshme për të dhënë sqarime. Pritet që të merret në pyetje edhe Gjicin. Akuza që mund të ngrejë SPAK është “shpërdorim detyre”, të paktën sipas ligjit parashikohet dei në 7 vite burg.

SPAK do të hetojë nëse ka pasur shpërdorim detyre, nëse ai i ka kërkuar asaj vajze favore seksuale në këmbim të punës.

Mbi gjetjet që do të bëjë prokuroria do të ngrihen edhe akuzat. Është edhe një akuzë tjetër për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me vartësit, por nuk dihet nëse ajo është punonjëse aty.

Akuzat do të ngrihen pas marrjes në pyetje të Gjicit dhe ballafaqimit të dy versioneve, të vajzës në fjalë dhe tij.

SPAK nuk ka dhënë detaje për shkak se çështja është sensitive, por duket se gjithçka ka qenë e planifikuar. Kam mundur të bisedoj me një ekspert dhe më ka treguar se nga mënyra si është vendosur çanta ka qenë e qëllimshme. Ka qenë vajza që vendosi çantën në një pozicion që të dukej zyra dhe tavolina ku është kryer akti seksual.

Ky akt dyshohet se ka qenë i përsëritur në zyrën e Gjicit për shkak se çanta është vendosur në pjesën ballore ku kishte pamjen e tavolinë së tij.

Dyshohet se është filmuar nga një çantë e posaçme që është e pajisur me një kamer të fshehtë, mund të blihet nga 200-500 dollarë.


Shtuar 17.06.2023 10:45