“Tvrdokorni” nesër protesta kundër dygjuhësisë
Iniciativa qytetare “Tvrdokorni” së bashku me disa organizata tjera maqedonase përmes një njoftimi shprehen se nesër do të dalin në protesta kundër zbatimit të dygjuhësisë në vend.

“Është detyrë e çdo maqedonasi ta mbrojë atdheun nga humbja e karakterit të shtetit. Ligji i propozuar për dygjuhësi do të ketë pasoja të mëdha mbi karakterin dhe të ardhmen e atdheut tonë. Ju bëjmë thirrje gjithë maqedonasve që masovikisht të na bashkangjiten para Kuvendit, më 13 shtator prej 18:30 deri 20:00", thuhet në njoftim. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2017, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori