Tvrdokorni: Nëse ligji për gjuhët nuk tërhiqet, do të ketë referendum!
Pëlqej
Apel deri te pushteti për të tërhequr ligjin për përdorimin e gjuhëve, në të kundërtën vjen nisma për referendum.

Ky është ultimatumi që u dërgua sot nga protesta në Parkun e Shkupit nga Kongresi botëror maqedonas, Manifesti maqedonas, shoqata ‘Rilindja’, Nisma qytetare kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve, e udhëhequr nga prifti Ivica Todorov dhe shoqata ‘Tvrdokorni’.

Todor Petrov, nga Kongresi botëror maqedonas ftoi partitë politike të kenë kujdes se si do të votojnë në ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Ngjarjet e 27 prillit lanë trauma. Derisa njëra palë duartrokiste, tjetra me forcë morri pushtetin, pala e tretë si dëm kolateral përfundoi në Idrizovë. Sot jemi mbledhur për të mbrojtur Maqedoninë nga tradhtarët, ndërsa nesër do të na bashkangjiten edhe shoqatat patriotike”, tha Petrov, duke paralajmëruar se protesta do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Ai shtoi se ligji për përdorimin e gjuhëve është jokushtetues dhe bën ridefinimin e shtetit, e destabilizon vendin dhe keqpërdoret gjatë zgjedhjeve, njofton Telegrafi

Kongresi botëror maqedonas kërkon nga qeveria të tërheqë ligjin, ndërsa nëse ai miratohet do të kërkojnë nga kryetari i shtetit Ivanov të mos e nënshkruaj, në të kundërtën do të mbledhin 150 mijë nënshkrime për referendum. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori