Tajvani dërgon 8 milionë dollarë ndihmë për Kievin

Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, njoftoi të premten një ndihmë prej 8 milionë dollarësh për kryeqytetin ukrainas, Kiev, gjatë një bisede video me kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

Sipas deklaratës, donacioni përfshin 3 milionë dollarë për qeverinë e Kievit dhe 5 milionë dollarë shtesë për gjashtë spitalet lokale. Kjo është hera e katërt që Tajvani dërgon donacionin e tij për vendin e shkatërruar nga lufta.

Gjatë video-telefonatës, Wu tha se pushtimi i Rusisë në Ukrainë jo vetëm që shkaktoi dëm të madh për popullin ukrainas, por kërcënoi gjithashtu rendet ndërkombëtare dhe komunitetin demokratik. Ai shtoi se Tajvani dhe Ukraina janë partnerë që ndajnë ideologjinë demokratike dhe janë në ballë të pengimit të zgjerimit të totalitarizmit.

Klitschko falënderoi Wu për donacionin nga qeveria dhe populli tajvanez, duke thënë se “paqja mund të fillojë vetëm kur ushtari i fundit rus të largohet nga Ukraina”. Ai gjithashtu i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të dënojë dhe sanksionojë Rusinë në masën më të plotë./albeu.com