“Çunat e rinj shkojnë me gratë e moshuara”, dedektivja zbulon “trendet” e tradhtisë

E ftuar në WakeUp ka qenë dedektivja e njohur shqiptare Shkënda Lili. Në fjalën e saj Lila ka treguar se tashmë kanë ndryshuar trendet e tradhëtisë. Sipas saj nuk janë vetëm gocat e reja që lidhen me burra të martuar të mëdhenj në moshë.

Sipas saj, tashmë është shtuar “pushteti” i grave të mëdhaja në moshë, me fuqi dhe para që lidhen me cuna të rinj.

“Janë gra në moshë të madhe, me fuqi dhe para dhe kanë cuna të rinj. Nuk janë vetëm burrat e moshur me vajza të reja. Por ne bëjmë vetëm punën.”-tha në studio Shkënda Lila.

Ajo tregoi në studio se njerëzit që janë martuar shumë herët, ose nuk kanë patur eksperienca në jetën e tyre janë më të prirur ndaj tradhtisë.

“Njerëzit që janë martuar shumë herët nuk i kanë përjetuar eksperiencat në kohën kur duhet. Tani kanë kaluar adoleshencën e dytë, kanë vënë gjërat në vij dhe nisin e tradhtojnë. Harrojnë që kanë një familje pas, kanë fëmijë.”- tha Lili.