Turqia po përgatitet për një beteje tankesh! Grekët zbulojne planin sekret turk (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mediat greke dhe turke janë të fokusuara në këtë periudhe tek tensionet mes dy vendeve ku herë pas here, deklarata të ndërsjella mes politikanëve të lartë i hedhin edhe më tepër benzinë zjarrit.

Gazeta greke " Protothema " ka publikuar sot një hartë të kufirit greko-turk me shkrimin "Turqit po përgatiten për një beteje me tanke" duke theksuar ndër të tjera se Turqia është në përfundim të ndërtimit të një hendeku 3 metra të thellë, 60 metra të gjerë dhe 7 800 metra të gjatë, përcjell Albeu.com.

Kanali sipas grekëve është pikërisht në zonën kufitare mes dy vendeve dhe ka si synim kryesor parandalimin e një avancimi të mundshëm me tanke të ushtrisë greke në drejtim të territorit turk.

Hendeku i turqve ka filluar ndërtimin tre vite më parë, ka kushtuar 100 milion euro dhe tani është në përfundim.

Retorika është ashpërsuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit mes Greqisë dhe Turqisë pas arrestimit të dy ushtarëve grekë në territorin turk, të cilët mbahen ende të burgosur në Edirne. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2018, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori