Turpi në Kuvend ndodhi kur ishte Talat Xhaferri (FOTO LAJM)

Pamje të pahijshme kanë dhënë sot deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ku pas të sharave të Ramës ndaj Bashës si edhe përqeshjet ndaj Palokës kanë sjellë reagimin e këtij të fundit, shkruan Albeu.com.

Ai i është afruar Ramës duke i hedhur bojë me fytyrë dhe trup, ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi e nxorri jashtë.

Ndërkohë, e gjithë kjo ndodhi kur në sallë gjendej kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri.

Po ashtu në fillim të seancës, u mbajt edhe një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë së djeshme në Maqedoni ku nga një aksident rrugor mbetën të vrarë 15 persona. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2019, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori