Babai rreh me hekur djalin deri sa e çon në koma për një arsye banale (FOTO LAJM)

Metxhan, 6 vjeç është duke luftuar me vdekjen tashmë në spital pasi rrah barbarisht nga babai i tij në provincën e Hatay-it në Turqi.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë kur Mehmet Ali G. rrahu me tubin prej metali të fshesës me korrent pasi djali sipas tij nuk i bindej.

Mjekët konstatuan shenja të rënda dhune në trupin e të miturit duke njoftuar menjëherë policinë, të cilët arrestuan babain menjëherë.

Dhuna ishte edhe shkaku përse nëna e Metxhanit ishte ndarë prej babait, ndërsa tani nuk i ndahte një sekond nga krevati djalit të saj. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2019, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori