Truproja e Mijallkovit dhunon një grua në prani të policëve
Pëlqej
Truprojat e ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj gruaje edhe atë nëprezencë të forcave policore, sipas TV 24.

Incidenti ka ndodhur fundjavën e kaluar, para stacionit policor Karposh.

Sipas dëshmitarëve, truproja e Mijallkov ka sulmuar gruan me grushta në kokë. Një nga dëshmitarët e ngjarjes ka thirrur emergjencën e spitalit.

E gjithë ngjarja ka ndodhur para stacioni policorKarposh, sepse sipas njohurive, gruaja ka ardhur në këtë stacion policor me qëllim të paraqesë se paraprakisht ishte keqtrajtuar fizikisht nga i njëjti person. Por ai erdhi pas saj dhe e ka sulmuar para policëve të pranishëm.

MPB ka konfirmuar se truproja personale e Mijallkovit nga radhët e Ministrisë së Brendshme është pezulluar dhe për detaje të tjera nuk kumtojnë deri sa të përfundojë i gjithë hetimi. /albeu.com/

Shtuar më 17/07/2017, ora 20:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori