Tronditet Tetova, nusja vdes në ditën e dasmës
Pëlqej
Një tragjedi e thellë dhe e rëndë familjare ka ndodhur në Tetovë, më saktë në familjen Memeti të lagjes së Çarshisë së Epërme.

Kryefamiljari Memeti është dashur të përcjell vajzën e tij 23 vjeçare Arjetën, për nuse. Por, ai sot e ka përcjell për në banesën e fundit, pasi nuk ka arritur të vesh fustanin e bardhe të nusërisë.

Arjeta u nda nga jeta orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, për shkak të një ataku në zemër.

E gjithë ceremonia e dasmës ishte bërë gati, e dhendërri nga fshati Dobrosht i Tetovës ishte përgatitur që ta merrete për nuse Arjetën.

Mirëpo, kjo nuk u bë dot e mundur, pasi Arjeta ndërroi jetë dhe u varros pikërisht sot në varrezat e qytetit. /albeu.com/

Shtuar më 03/08/2014, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori