Trillim, nuk ka dënim për tharjen e rrobeve në ballkon
Rregullorja e normave dhe standardeve për sjellje qytetare në pallatet e banimit vetëm sugjeron se nuk duhej të thahen rrobat në vende që nuk janë të përshtatshme për këtë qëllim, por mosrespektimi i këtyre sugjerimeve nuk do të ketë asnjë gjobë administrative për qytetarët, njofton Ministria e Transporteve dhe Lidhejeve.

“Për mosrepsketimin e këtyre sugjerimeve nuk janë paraparë sanksione për qytetarët, por të njëjtat sugjerime janë bërë me qëllim që të paraqesin si udhëheqës për mirëmbajtjen e pallatit të banimit dhe funksionimit të saj në mënyrë të mirëfilltë. Banorët e pallateve mund t’i pranojnë këto sugjerime dhe t’i aplikojnë ose edhe mos t’i pranojnë që ka të bëjë direkt me ata”, thuhet në njoftimin e ministrisë./albeu.com/
Shtuar më 07/04/2012, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori