Tërhiqet VMRO: Nuk kemi asgjë kundër shqiptarëve
Antari i i Këshillit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së Nikolla Todorov, i ftuar në emisionin "Top Tema", ka thënë se partia e tij nuk ka asgjë kundër shqiptarëve.

"Së pari dua të qartësoj diçka. VMRO-DPMNE nuk ka asgjë kundër shqiptarëve. Përkundrazi, VMRO-DPMNE si parti ka bërë shumë për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët dhe nuk dëshiron të ndajë qytetarët në bazë etnike.

VMRO¬-DPMNE pajtohet që Maqedonia të mbetet si shtet multietnik dhe jo si binacional. Kjo është koncepti të cilin po e kundërshtojmë", ka thënë Todorov. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2017, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori