Tërhiqen shkollat e Çairit, pajtohen me emrat "Rajko Zhinzifov" dhe "Nikoll Vapcarov"?
Regjistri Qendror ka larguar nga procedimi ankesat për ndryshimin e emrave të dy shkollave në Çair.

Ankesat e dërguara nga udhëheqësit e shkollave deri te ky institucion janë larguar tërësisht nga sistemi i procedimit pa një epilog, sikur të mos ishin bërë kurrë.

Ankesat kishin të bënin me vendimin e zv.ministrit Spiro Ristovski për mos ndryshimin e emrave të shkolla “Rajko Zhinzifov” dhe “Nikolla Vapcarov” në “Ismail Qemali” dhe “Imri Elezi”.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka bërë thirrje disa herë Regjistrit Qendror të mos politizojë çështjen dhe të mos e pengojë procesin, raporton Alsat M.

Ish ministri i arsimit Abdilaqim Ademi në fund të largimit nga posti ka firmosur vendimin për zyrtarizmin e emrave të këtyre dy shkollave kurse disa orë më vonë vendimi është shfuqizuar nga zëvendësi i tij Spiro Ristovski.

Kohë më parë u zyrtarizuan vetëm emrat e dy shkollave të tjera në Çair, “Hasan Prishtina” dhe “Jashar Bej Shkupi”. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2016, ora 20:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori