Messi futet me të kuqe në kryqëzim, shmanget aksidenti (VIDEO)

Lionel Messi për pak sa nuk është përfshirë në një aksident në Florida, shkruajnë mediat e huaja.

Ashtu siç shihet edhe në videon që po bën xhiron në rrjet, ylli i futbollit shoqërohet nga një eskortë policie kur u fut me të kuqe në kryqëzim.

Fatmirësisht Messi shpëtoi pa u përplasur me automjetet të tjera, të cilat nuk i dhanë përparësi edhe pse ai shoqërohej nga eskorta e policisë.

Gjithçka ndodhi përpara se argjentinasi të kalonte tek zyrat e klubit ku do të firmoset dhe organizohet ceremoninë. Ai u shfaq në një supermarket ku disa dhjetëra qytetarë e kanë ndaluar për të bërë fotot e rastit.


Shtuar 15.07.2023 17:16