Doni të rrafshoni barkun? Këto lëngje ju vijnë në ndihmë

Pijet pos se janë freskim, njëkohësisht ju ndihmojnë edhe në rrafshimin e barkut.

UJI I AROMATIZUAR

Kur të tentoni të hiqni kilogramët shtesë, është me rëndësi të keni organizëm të hidratuar. Konsumimi i sasisë së madhe të ujit ndihmon trupit tuaj që ta mbajë ekuilibrin e lëngjeve, parandalon qëndrimin e ujit në organizëm dhe ju ndihmon të qëndroni të ngopur. Nëse nuk ju jepet të pini ujë të thjeshtë, hidhni pak mentë apo borzilok, agrume, për përmirësimin shijes.

ÇAJI I FTOHTË ME MENTË

Freskim i hatashëm, por njëkohësisht edhe pije efikase që ndihmon në rrafshimin e barkut tuaj. Menta ndihmon lukthit në tretjen e yndyrave, si dhe në mënyrë efikase ndihmon në tretjen e ushqimeve me yndyrë duke parandaluar fryrjet.

ÇAJI I GJELBËR

Pos se ul rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, çaji i gjelbër ka dobi për gjithë organizmin, sepse përmban katehinë, antioksidues, që ndihmon në zvogëlimin e shtresave dhjamore përreth stomakut./albeu.com