Tregon Spasovski, ja pse pranuan kryetar nga radhët e VMRO-së
Oliver Spasovski i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, ka thënë arsyet pse kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime u zgjodh nga radhët e VMRO-së.

"Përfundoi koordinimi, dua të njoftoj se kemi arritur marrëveshje për përbërjen dhe kryetarin e Komisionit.

Ne pranuam që kryetari të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, me qëllim që të zhbllokohen proceset, të funksionojnë institucionet dhe qytetarët të mos jen peng të politikës, për shkak se nga kjo situatë më së shumti pësojnë qytetarët, ekonomia e kështu me radhë.

Në këtë mënyrë Republika e Maqedonisë do të vazhdoj të ecë përpara", ka thënë Oliver Spasovski. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2017, ora 14:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori