Tre
zjarre kanė shpėrthyer sot, thuajse njėkohėsisht nė tre lokacione nė territorin qė mbulon Njėsia Territoriale Kundėrzjarrit nė
Gostivar.
Nė ora 12:15 pranuan lajmin nga njė qytetar se
zjarri ka kapluar njė objekt ndihmės tė fabrikės sė qelqit dhe pas 6-7
minutash 4 kamionė me 11 zjarrfikės arritėn nė vendin e ngjarjes, respektivisht nė periferi tė qytetit, rreth 4 kilometra larg Shtėpisė sė zjarrfikėsve. Brenda 40
minutash arritėm qė ta lokalizojmė zjarrin, thekson Samir Nuredini pėrgjegjės nė NJTKZ nė
Gostivar.
Ai thotė se lajmi pėr shpėrthimin e
zjarrit ėshtė paraqitur me vonesė, kur
zjarri mė kish fituar nė intensitet.
Derisa zjarrfikėsit kanė qenė duke intervenuar pėr shuarjen e
zjarrit te Qelqtorja janė pranuar lajmėrime edhe pėr dy raste tjera tė paraqitjes sė
zjarrit, respektivisht njėri mbi fshatin Vrapēisht dhe tjetri mbi fshatin Llakavicė, raporton Telegrafi. Nė pėrputhje me nevojat, janė shpėrndarė ekipet dhe me sukses janė lokalizuar edhe kėto dy
zjarre pyjore.
Nga NJTKZ bėjnė apel deri te qytetarėt qė tani kur temperaturat janė nė rritje tė vazhdueshme dhe ėshtė duke mbajtur mot i thatė, tė jenė mė tė kujdesshėm kur manipulojnė me zjarr, si nė vendbanime ashtu edhe nė natyrė.
Shtuar më 29/03/2012,
ora 16:57