Tre viktima, bie numri i rasteve të reja në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut ka shënuar sot tre viktima, 90 të shëruar dhe 74 raste të reja me Covid-19 nga 689 testime të kryera në 24 orë.

Në Shkup janë regjistruar 14 raste të reja, Kumanovë-8, Shtip-13, Strugë-1, Kavadar-3, Gostivar-22, Koçani-1, Berovë-3, Vinicë-4, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2. Prej rasteve të shëruara brenda 24 orëve, 23 persona vijnë nga Shkupi, nga Kumanova-1, Dibra-1, Shtipi-11, Tetova-17, Velesi-1, Ohri-1, Kavadari-3, Gostivari-9, Radovishi-5, Koçani-1, Shën Nikolla-17.

Viktimat kanë humbur jetën në spital, një pacient nga Manastiri në moshën 73 vjeç, një paciente nga Demir Hisar poashtu në moshën 73 vjeçare si dhe një pacient nga Shkupi në moshën 44 vjeçare.

Sipas statistikave të fundit, numri i personave të prekur nga Covid-19 është 11128. Që nga fillimi i pandemisë 6972 pacientë janë shëruar kurse 500 kanë humbur betejën.
Shtuar më 03/08/2020, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori