Tre vëllezërit nga Dibra dënohen me burgim të përjetshëm për terrorizëm
Vëllezërit Dritan, Shahin dhe Elvir Duka nga Dibra, 37, 35 dhe 32 vjecare, janë dënuar me burg të përjetshëm në SHBA, pasi Gjykata e Apelit e ka konfirmuar vendimin me të cilin ata u dënuan nën akuzën për përgatitje të terrorizmit në afërsi të qytetit Filadelfia.

Gjykata e ka hedhur poshtë vendimin për përsëritje të procesit gjyqësor, me çka vendimi është bë i plotëfuqishëm. Ata u dënuan me burg të përjetshëm për shkak të organizimit të sulmi terrorist mbi bazën ushtarake "Fort Dix", në afërsi të Filadelfisë. Kërkesën për përsëritje të rastit ata e kanë bazuarnë pohimin se avokati i tyre në procesin e filluar në vitin 2008, Michael Huff, ua ka ndaluar të dëshmojnë vetë ata.

Dritan Duka, njëri prej vëllezërve të dënuar, ka deklaruar se avokati Huf ka vlerësuar se do të trajtohen si muslimanë ekstremistë, prandaj nuk i ka përgatitur të dëshmojnë. Para gjykatë në qytetin Kamden ku ëhstë zhvilluar procesi kundër vëllezërve Duka, janë grumbulluar përkrahës të shumtë të tyre. Në grupin që akuzohej për terrorizëm ka qenë edhe jordanezi Mohamed Shnever (30) dhe amerikani i natyralizuar me prejardhje turke, Serdar Tatar (31).

I akuzuarii gjashtë në këtë proces, Agron Abdullahu, paraprakisht e ka pranuar fajin dhe ka dëshmuar kundër pesë të tjerëve, prandaj ka marrë dëni minimal prej 20 muajve. Vëllezërit Duka u akuzuan se si radikalë islamistë kanë planifikuar sulm mbi bazën "Fort Dix", me qëllim që të vrasin sa më shumë ushtarë.

Vëllezërit Duka janë me prejardhje nga fshati kufitar i Dibrës, Shpëtimi. Nga fundi i viteve të 80-ta kanë emigruar nga Dibra në Itali, prej ku kanë shkuar në SHBA, shkruan "Dnevnik". /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2016, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori