Tre të rinj nga Maqedonia akuzohen se kanë dhunuar një italiane të mitur
Tre shtetas të Maqedonisë akuzohen se kanë dhunuar një shtetase italianemitur në qytetin e L'Akuilas.

Të tre shtetasit nga Maqedonia mësohet të jenë emigrantë ekonomikë në Itali dhe ndaj tyre tashmë është ngritur procedim penal, transmeton INA.

Vajza e mitur italiane ka mbetur shtatëzënë dhe më pas ka abortuar, e ndaj tre personave, shtetas të Maqedonisë, rëndon akuza e "dhunimit seksual".

Autoritetet italiane nuk kanë bërë të ditur identitetin e personave, për shkak se ata janë gjithashtu në moshë të mitur. /albeu.com/


Shtuar më 01/10/2014, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori