Tre të plagosur në hyrje të Tetovës
Një aksidenti i ndodhur në hyrje të Tetovës rreth orës 03.00 të së mërkurës i ka shkaktuar lëndime të mëdha trupore 3 shtetasve.

Sipas Policisë së Tetovës, makina e tipit "Pezho" e drejtuar nga F.S, 61 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, transmeton Tv Koha.

“Nga ky aksident bashkëudhëtarët I.S (57) nga Tetova, A.Z (32) dhe A.Z (22) nga Bogovina kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku pas marrjes së ndihmës së parë janë lëshuar për kurim shtëpiak. Pas kryerjes së ndihmës së parë janë duke u vërtetuar arsyet lidhur me këtë aksident dhe sipas informatave të para shkak ka qenë shpejtësia e madhe. Dëmi llogaritet të jetë rreth 150 mijë denarë”, ka njoftuar policia. /albeu.com/


Shtuar më 04/06/2014, ora 15:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori