U kap me kokainë në xhep, policia vë në pranga 26-vjeçarin nga Saranda

Policia në Sarandë ka vënë në pranga një 26 vjeçar banues në Delvinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. L., 26 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 


Shtuar 1.11.2021 11:41