Tre persona arrestohen për ngjarjen në Haraçinë
Pëlqej
Tre persona janë vënë sot në pranga, si përgjegjës të sulmit që ndodhi në këtë fshat në periferi të Shkupit.

Që të tre të arrestuarit janë banorë të Haraçinës dhe dyshohet se janë personat që gjuajtën me armë kundër bashkëfshatarëve të tyre mbrëmjen e djeshme.

MPB bëri të ditur sot se incidenti ka ndodhur rreth orës 17.00, kur vëllezërit Xh.B 30 vjeç dhe B.Xh 16 vjeç po qëndronin në restorantin “Siti” në Hasanbeg. Ata kanë vërejtur se po ndiqeshin nga bashkëfshatari i tyre A.S 23 vjeç dhe se gjatë rrugës për t`u kthyer në shtëpi, dy vëllezërit janë ndaluar nga dy makina, nga ku është shtënë me armë zjarri, raporton INA.

Dy vëllezërit të ndjerë të kërcënuar kanë ikur për në shtëpi, ku kanë thirrur edhe familjarët.

Në këtë përleshje, kanë mbetur të plagosur dy vëllezërit dhe një grua, që besohet se është nëna e tyre.

Fatmirësisht, raportohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori