Tre ndërmarrje publike, borxh prej 12.7 mln eurosh
Pjesë e listës për shlyerjen e borxhit publik duket se janë dhe kompani të njohura, të cilat për një kohë të gjatë nuk zbresin nga kryesimi i listës. Në listën e borxhlinjve janë pjesë 4.306 firma dhe qytetarë të cilët nuk kanë paguar tatime tre muajit e fundit, borxhi i të cilëve llogaritet në 200 milion euro.

Ndër të cilat vetëm tre nga ndërmarrjet publike kanë borxhe tatimore prej 12.7 milion euro.

Sipas kësaj liste borxhliu më i madh paraqitet kompania “El Don Kastillo Angel” që ka borxh prej 1.134 miliard denarë, ndërkohë që në mesin e 10 borxhlinjve më të mëdhenj janë edhe tre ndërmarrjet publike “Pyjet e Maqedonisë”, “Rrugët e Maqedonisë” dhe RTVM-ja, të cilët së bashku kanë borxh prej 12.7 milion eurosh. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2015, ora 13:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori