Tre funksionarë të BDI nënshkruan marrëveshjen për stemën?!
Marrëveshjen për ndryshimin e stemës së Maqedonisë e kanë nënshktruar tre funksionarë të BDI-së. Sipas "Lajm", këtë informacion e konfirmojnë edhe burime partiake në BDI, të cilët janë të pakënaqur nga politika aktuale që bën subjekti i tyre, duke shtuar se marrëveshja është nënshkruar si kusht që BDI të jetë pjesë e Qeverisë.

Nënshkrimet e tre funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) nga njëra anë dhe tre funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, nga ana tjetër, qëndrojnë në marrëveshjen për ndryshimin e stemës aktuale të Maqedonisë dhe miratimin e një steme të re shtetërore me luan.

Negociatat për stemën, sipas tyre kanë zgjatur tre javë dhe janë zhvilluar në periudhën mes zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe formimit të qeverisë.

Këtë informacion e konfirmojnë edhe burime partiake në BDI, të cilët janë të pakënaqur nga politika aktuale që bën subjekti i tyre, duke shtuar se marrëveshja është nënshkruar si kusht që BDI të jetë pjesë e Qeverisë.

Ekzistimin e një marrëveshje mes VMRO-së dhe BDI-së për stemën me luan e ka konfirmuar edhe deputeti i VMRO-së, Antonio Milloshoski, pa përmendur emrat e funksionarëve të cilët kanë nënshkruar këtë marrëveshje. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori