Tre eurodeputetët vijnë në Shkup
Eurodeputetët Richard Howitt, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgl të hënën do të kenë takime të ndara me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos, por ende nuk dihet nëse do të kenë takim të përbashkët me ta, mëson Meta.

Treshja e euro-deputete me liderët politik do të bisedojnë për zbatimin e plotë të marrëveshjes ndërsa parashoihen edhe takime me prokuroren speciale Katica Janeva dhe përfaqësuesit e KSHZ-së.

Sipas agjendës, Houit, Kukan dhe Vajgl gjatë qëndrimit në Shkup do të takohen edhe me ambasadorin amerikan Xhes Bejli dhe euroambasadorin Aivo Orav ndërsa prej orës 13 do të mbahet edhe konferenca e shtypit në info qendrën e BE-së.

Vizita e këtillë e euro deputetëve vjen disa javë pasi komisari Han iu dërgoi letër liderëve politik ku shprehi shqetësimin e tij për shkak të shkeljes së afateve të Marrëveshjes së Përzhinos.

Rikujtojmë se dje, zëdhënësja e eurokomisarit për negociata dhe zgjerim Johanes Han, Maja Kocijançiq, sot konfirmoi se Han do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë nga mesi i këtij muaji.

Me këtë paralajmërim të zëdhënëses së Eurokomisionit implikohet se Han do ta vizitojë Maqedoninë më 15 janar, ditën kur duhet të zgjidhet Qeveria teknike në krye me kryeministër të ri detyra e vetme e së cilit do të jetë zbatimi i zgjedhje të parakohshme parlamentare më 24 prill të këtij viti. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2016, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori