Tre eurodeputetët rikthehen në Shkup, takime me liderët politikë
Eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Richard Howitt sot do te jene në Shkup, ku pritet të takohen me liderët e partive kryesore ne vend me qellim gjetjen e zgjidhjes për dalje nga situata.

Vizitën e tre deputetëve në Shkup e njoftoi dje në Twiter ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav, duke u shprehur se, sot është mundësia e fundit që liderët partiakë të gjejnë zgjidhje dhe se për këtë duhet të ndihmojnë eurodeputetët.

Sipas tij, ambasadorët e vendeve anëtare të BE­-së biseduan për situatën në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2016, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori