Tre euro-deputetët: Bisedimet të sinqerta, duhet të vazhdojnë
Eurodeputetët Riçard Hovit Ivo Vajgël, Eduard Kukan kanë publikuar një deklaratë të përbashkët rreth bisedimeve të djeshme mes Nikolla Gruevskit dhe Zoran Zaev, të mbajtura në Strasburg.

Sipas deklaratës, liderët maqedonas kanë pranuar të punojnë për një marrëveshje në interes të të gjithë qytetarëve të vendit dhe për të adresuar sfidat që dalin nga kriza në përputhje me standardet evropiane. Palët konfirmojnë angazhimin ndaj procesit të integrimit në BE dhe parimeve demokratike dhe ranë dakord për të vënë interesin e vendit në vend të parë.

"Anëtarët e Parlamentit Evropian dhe Komisioneri për zgjerim Johanes Hahn kanë mirëpritur diskutimet e sinqerta mbi çështjet kyçe. Të gjitha palët ranë dakord mbi rëndësinë e takimeve të vazhdueshme", lexohet në deklaratën e përbashkët.

Kryeministri dhe lideri i opozitës kanë qëndrime tejet të kundërta për sa i përket zgjidhjes së krizës politike, që po zgjat prej disa muajsh.


Pas një jave, bisedimet do të vazhdojnë në Shkup, me përfshirjen edhe të dy liderëve politikë shqiptarë, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2015, ora 11:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori