Tre deri në 10 vite burg rrezikon sulmuesi i ministres Shekerinska
Pançe Angelov, i akuzuar për dhunë në kuvendin e Maqedonisë në ngjarjet e 27 prillit ndaj deputetes Radmila Shekerinska sot është ulur në bankën e të akuzuarve.

Prokuroria Publike e përfaqësuar nga Natasha Goxhovska deklaroi se Angelov ishte në grupin e parë që u fut në kuvend, dhe kërcënoi Zoran Zaevin.

A i gjithashtu goditi Radmila Shekerinskën të cilës i shkaktoi plagë të rënda në trup duke e tërhequr për flokësh.

Sipas prokurorisë sjellja e Angelovit rrezikon 3 deri në 10 vite burg. /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2017, ora 13:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori