Trazirat në Maqedoni, 8 persona dërgohen në klinikat e Shkupit
Shtatë persona me dëmtime në kokë dhe një me lëndim të gjurit janë pranuar sonte në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në spitalin e Qytetit të Shkupit.

Lajmin e bën të ditur drejtoresha e këtij institucioni shëndetësor publik, Jasminka Çabukovska.

Ajo tha se nga tetë të pranuarit në klinikë vetëm një person i cili ka pasur tronditje u shtrua në spital, por është në gjendje të mirë të përgjithshme. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2017, ora 21:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori