''Transportuesi'': Dënohet me tetë vite burg ish-kryetari i Manastirit, Vladimir Taleski
Ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski është dënuar me tetë vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave në rastin “Transporter”.

akuzuarit tjerë morën dënime me burg prej dy vjet e gjysmë deri në 6 vjet e gjysmë, ndërsa disa morën dënime me kusht.

Këto janë dënimet që morënakuzuarit e tjerë:

Slobodan Bonçanovski – 6 vjet e 6 muaj burg
Jorgo Ivanovski – 2 vjet e 2 muaj burg
Sasho Micevski – 3 vjet burg
Aren Shabanovski 2 vjet e 10 muaj burg
Dejan Guguçevski – 2 vjet e 3 muaj burg
Aleksandar Stojçevski – 2 vjet e 8 muaj burg
Lidija Cvetanovska – 2 vjet e 6 muaj burg
Riste Joshevski – 2 vjet e 3 muaj burg
Jovka Dimovska – 2 vjet e 3 muaj burg
Xhimi Micovski – 2 vjet e 6 muaj burg

Ndërsa dënim me kusht kanë marrë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, por edhe disa menaxherë të firmave.

akuzuarit u ndoqën penalisht për keqpërdorim të pozitës së tyre zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të studentëve në Manastir, duke shkaktuar përvetësim prej rreth 360.000 euro.
Shtuar më 31/03/2020, ora 13:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori