Transportonte emigrantë sirianë, policia nda "shoferin e çmendur" nga Shqipëria
Policia maqedonase ka mundur të ndalojë një “shofer të çmendur”, pasi e ndoqi atë për disa orë, me dyshimin se po transportonte emigrantë sirianë.

Shoferi në fjalë është një 36-vjeçar nga Radolishta e Strugës, dhe mundi të kalojë mes tre makinash të ndaluara të policisë dhe të vazhdonte rrugën i patrembur nga të shtënat e policëve, raporton Zhurnal.

Aventura mori fund në afërsi të fshatit Grupçin, ku policia bllokoi rrugën dhe arrestoi drejtuesin e mjetit.

Në mjetin e tij policia gjeti 12 shtetas sirianë që kishin hyrë ilegalisht në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori