Ndërmarrja për qarkullim publike – Shkup informoi se prej
nesër (23.04.2020)
transporti publik do të funksionon në
periudhën 05:00-09:00 dhe në
periudhën 13:00-19:00, transmeton Portalb.mk.
Ky zgjerim i orarit të NQP-Shkup vjen pas ndryshimit të orës policore nga Qeveria e RMV-së.
“Prej ora 15:00 të shtunën (25
prill) deri në ora 05:00 të hënën (27
prill), qarkullimit
publik nuk do të funksionon. Për detajet e qarkullimit
publik për të shtunën, do të informoheni
nesër.
Pikat e shitjes së biletave do të punojnë nga ora 07:30 deri në ora 17:00 në Aerodrom, Gjorçe Petrov, Draçevë, Maxhari, Butel, Tregun e gjelbër dhe ajo në Autokomandë.
Me orar të njëjtë do të funksionojnë edhe pikat për bileta individuale në Karposh 2, Bit Pazar dhe Qendrën transportuese.
Shtuar më 22/04/2020,
ora 22:31