Transparenca e munguar e Komunës së Tetovës, miliona euro të harxhuara për kontrata (FOTO)

Organizata joqeveritare Eco Guerila, sot ka publikuar raportin për Transparencë të Munguar, ku si temë kryesore është vënë vetëm komuna e Tetovës dhe tre kryetarët e saj që nga viti 2008">2008 e deri më sot.

"Në vijim, për herë të parë ju prezantojmë tabelën sesi janë harxhuar milionat e qytetarëve të Tetovës, edhe atë vetëm për kontrata në vepër nga viti 2008">2008 deri më 2016. Kjo është pika e parë e “5 përkushtimeve për tetovarët” që u nënshkrua dje nga një pjesë e kandidatëve për kryetarë të komunës së Tetovës me Lëvizjen Eco Guerilla. Në ditët në vijim do të kemi edhe publikime tjera krahasuese me numra lidhur me pikat tjera", thuhet në raportin e publikuar. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2017, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori