EMRAT/ Këshilli Kombëtar i PD vendos: Votim i fshehtë për shkarkimet nga funksionet

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka vendosur që shkarkimet nga funsionet të disa eksponentëve të kësaj force politike t’i bëjë me votim të fshehtë.

Sipas Këshillit, ata do të shakrkohen pasi shkelën vendimin e kryesisë dhe organizuan struktura paralele brenda partisë.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ashtu si kryetari Basha është shprehur se sot nuk bëhen përjashtime por shkarkim nga funksionet.

“Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funskionet. Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të ‘uve dit Kombëtar. Përkundrazi! Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar insotufiket e logjshme statutore të PD. Per ta nuk ka më kyeyar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, perveç kjo trupë që sillet si celulë ilegale që këkron t’i mbivendoset institucioneve legjitime të partisë. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si aëtarë të kryesisë qendrore të PD. Ky ësjtë propozimi ndaj Këshillit Konetar. Nuk po marrim masë disiplinore ndaj askujt, edhe ose interesi elektoral i PD me veprime të tilla, na jepte të drejtën e masave disiplinore sipas nenit 27. Për të mos i fryrë përçarjes, për të mos përjashtuar askënd, propozojmë shkarkimin nga funksionet”, u shpreh Bardhi..

Në fletën e votimit pyetja është “A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

Anëtarëve të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarëve:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia/albeu.com/